Zjarr në platformën e naftës në detin Adriatik, evakuohen 26 punëtorë

Evropë

Zjarr në platformën e naftës në detin Adriatik, evakuohen 26 punëtorë

Më: 22 janar 2025 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Platforma e naftës Rospomare B, e cila ndodhet rreth 10 milje detare nga bregu i Vastos, në detin Adriatik, Itali, u përfshi nga flakët ditën e sotme.

Sipas raportimeve, nuk ka pasur persona të lënduar dhe 26 punëtorë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga roja bregdetare italiane.

Zjarri është shuar rreth orës 18:00 dhe aktualisht po punohet për pastrimin e zonës. La Repubblica raporton se deri tani nuk ka pasur shenja të ndotjes në det.

Ende nuk dihen shkaqet që rënies së zjarrit në këtë platformë e cila operohet nga kompania greke Energean.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat