Pesë persona janë goditur me thikë jashtë një magazine, pranë një supermarketi në jug të Londrës mëngjesin e sotëm.
Një i dyshuar është arrestuar pas sulmit në Croydon, ku pesë persona po trajtoheshin në vendngjarje për lëndime nga shërbimi i ambulancës në Londër. Ai shtoi se një nga viktimat u dërgua në një qendër të madhe të traumës, ndërsa katër të tjerët u dërguan në spital. Raportet e para kishin sugjeruar se goditja me thikë ndodhi jashtë dyqanit Asda, por policia metropolitane ka sqaruar që atëherë incidenti ka ndodhur në një magazinë aty pranë.
“Ne u thirrëm në orën 10:21 të mëngjesit të sotëm për raportet e një incidenti me thikë në Marlowe Way, Croydon.” deklaroi një zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër.
Ekipet e shërbimit të urgjencës shkuan në vendngjarje, të shoqëruar nga të paktën katër zjarrfikëse.
Vendi i ngjarjes është ende i bllokuar ndërsa vazhdon hetimet për ngjarjen.