Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky e quajti thirrjen e Donald Trump drejtuar presidentit rus Vladimir Putin me një kërkesë për t'i dhënë fund luftës "një sinjal nga një njeri i fortë".
Këtë e tha kreu i shtetit ukrahinas në një intervistë me gazetaren italiane Cecilia Sala për gazetën Il Foglio, transmeton Ukrinform.
"Është e rëndësishme që të ketë një sinjal nga një njeri i fortë. Është si një e shtënë. Kjo nuk është e shtënë në ajër që paralajmëron diçka, ai menjëherë jep një mesazh direkt. Ai thotë se me të vërtetë dëshiron t'i japë fund luftës. Ai me të vërtetë dëshiron t'i japë fund luftës Ne nuk e dimë ende se si do të shkojë, ne nuk i dimë detajet dhe unë mendoj se vetë presidenti Trump nuk i di të gjitha detajet, "tha Zelensky.
Sipas tij, Putini nuk dëshiron që lufta të përfundojë dhe Rusia e sotme është një shtet që “kupton vetëm gjuhën e forcës”.
Presidenti i SHBA Donald Trump kërkoi që Rusia t’i japë fund luftës në Ukrainë , duke paralajmëruar taksa të larta, tarifa dhe sanksione ndaj eksporteve ruse nëse një zgjidhje nuk arrihet shpejt.