Dronët ukrainas kanë sulmuar rafinerinë ruse të naftës gjatë natës së kaluar, dhe kjo është hera e tretë që po ndodhë mbi këtë rafineri – duke shkaktuar shpërthimin e një zjarri të madh.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 15 dronë ukrainas u shkatërruan nga mbrojtja kundërajrore – tetë mbi rajonin Rayaza, gjashtë në Kursk dhe një në Belgorod të Rusisë.
Video të ndryshme amatore shfaqin zjarrin që shpërtheu në Ryazan, por kjo rafineri u sulmuar edhe dy herë – pra gjatë 23 dhe 24 janarit.
Edhe vetë autoritetet ruse kanë konfirmuar sulmin e koordinuar ukrainas mbi territorin e tyre – që kishte për shënjestër rafineritë e naftës.
Ukrainasit prej kohësh kanë shënjestruar rafineritë ruse, me qëllimin e vetëm – ngadalësimin e prodhimit të derivateve që përdoren në makineritë ushtarake ruse që janë dërguar në Ukrainë.