“Ka hapësërisë për optimizëm”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, duke folur për marrëdhënies mes Beogradit dhe Uashingtonit, për përmirësimin e të cilave raporte tha se ka “konsensus bipartiak” në Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Dallimet, tha ai, janë sa i përket Kosovës – për të cilën nuk pret ndryshime nga Adminstrata e Donald Trump – ndonëse tha se kanë “me këtë administratë do të jemi politikisht edhe më të afërm”.
“Pas fitores së Donald Trump, Serbia dhe ShBA ndoshta do të jenë edhe më të afërm politikisht. Kemi kontakte shumë të afërta me zyrtarë të lartë që rrethojnë Trumpin në këtë administratë”, tha Marko Gjuriq, siç e citoi “Kosovo Online”.
Duke folur për Emisarin Special për Misione të Posaçme, Richard Grenell, kryediplomati serb foli në superlativ, duke e quajtur edhe “mik të rajonit”.
“Presidenti Trump e sheh Grenell, me fjalët e tij, si një nga yjet në rritje të politikës amerikane. Unë e konsideroj Grenell një mik të rajonit tonë”, tha ai.