​Von der Leyen: S’do t'i harrojmë kurrë 6 milionë hebrenjtë e vrarë me gjakftohtësi

Evropë

​Von der Leyen: S’do t'i harrojmë kurrë 6 milionë hebrenjtë e vrarë me gjakftohtësi

Më: 26 janar 2025 Në ora: 22:19
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Holokausti 80 vjet më parë nuk do të harrohet kurrë, ndërkohë që në Bruksel ndërtesa e Komisionit Evropian u ndriçua sonte në shenjë nderimi për viktimat e Auschwitz.

“Nuk do t’i harrojmë kurrë 6 milionë hebrenjtë e vrarë gjakftohtë dhe të gjitha viktimat e Holokaustit. Ndërsa të mbijetuarit e fundit zhduken, është detyra jonë si evropianë të kujtojmë këto krime të patregueshme dhe të nderojmë kujtimin e viktimave”, ka shkruar ajo në X.

"Antisemitizmi po rishfaqet në Evropë. Nevoja për të luftuar këtë fatkeqësi... nuk ka qenë kurrë më e madhe," shtoi Ursula von der Leyen.

"Historia e hebrenjve është e pandashme nga historia e Evropës. Ne jemi të vendosur jo vetëm të mbrojmë, por të kremtojmë jetën hebrenje në Evropë," përfundoi ajo.

Kampi i përqendrimit Auschwitz-Birkenau u bë simbol i gjenocidit të kryer nga Gjermania naziste kundër 6 milionë hebrenjve evropianë, një milion prej të cilëve vdiqën midis 1940 dhe 1945, së bashku me më shumë se 100.000 jo-hebrenj.

Të hënën do të mbahet një ceremoni zyrtare në prani të rreth pesëdhjetë të mbijetuarve dhe 54 delegacioneve ndërkombëtare për të shënuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat