Analistja Ivana Stradner ka reaguar ndaj protestave të fundit në Serbi, duke thënë se presidenti Aleksandar Vuçiq është duke krijuar narrativë për perëndimin se protestat janë antiperendimore dhe studentët mbështesin një luftë në Ballkan.
“Kini kujdes! Vuçiq po krijon një narrativë për Perëndimin se protestat në Serbi janë antiperëndimore dhe se studentët mbështesin një luftë në Ballkan!
Vuçiq dëshiron ta portretizojë veten si një shtyllë stabiliteti dhe të bindë Perëndimin se nuk ka siguri në Ballkan pa të. Kjo është pikërisht mënyra se si ëndrra Gjeorgjiane ka shantazhuar Perëndimin. I njëjti libër lojërash. Shumë shpejt do ta shihni këtë tregim në hapësirën e informacionit”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.
Për më shumë se dy muaj studentët serb janë duke protestuar dhe duke i bllokuar fakultetet në këtë vend, në shenjë pakënaqësie me situatën socio-politike.