Bjellorusia rrëzon një dron rus?

Evropë

Bjellorusia rrëzon një dron rus?

Më: 28 janar 2025 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Të paktën nëntë dronë rusë të nisur nga Rusia në Ukrainë gjatë natës kanë kaluar nëpër Bjellorusi, sipas një raporti nga një grup monitorimi ushtarak.

Sipas projektit bjellorus Hajun, dronët u regjistruan duke fluturuar në hapësirën ajrore të vendit midis orës 23:30 dhe 1:30 të mëngjesit.

Ai shtoi se, rreth orës 00:55 një shpërthim u dëgjua pranë qytetit Mazyr të Bjellorusisë.

Menjëherë pas kësaj, thuhet se një dron u zhduk nga radarët, shkruan skynews.

“Për momentin gjithçka tregon se mbrëmë është rrëzuar një dron Shahed nga forcat e mbrojtjes ajrore në afërsi të Mazyr”, përfundon projekti.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që dronët rusë përfundojnë duke kaluar në Bjellorusi, një aleate e Moskës, që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Në tetor, Hajun raportoi se dronët kishin kaluar në hapësirën ajrore të Bjellorusisë ndërsa presidenti i vendit, Alexander Lukashenko, po udhëtonte me helikopter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat