​Gjykata e BeH-së refuzon kërkesën e Dodik për të rifilluar gjyqin ndaj tij

Evropë

​Gjykata e BeH-së refuzon kërkesën e Dodik për të rifilluar gjyqin ndaj tij

Më: 29 janar 2025 Në ora: 16:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Një gjykatë e Bosnjë dhe Hercegovinës refuzoi kërkesën e mbrojtjes së kryetarit të Republikës Serbe Milorad Dodik dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të "Gazetës Zyrtare të Republikës Serbe" Millosh Lukiq, për të lexuar sërish aktakuzën dhe për të thirrur dëshmitarët.

Gjyqtarja Sena Uzunoviq tha se kërkesa e Dodik është e pabazuar dhe do të çonte në zvarritje të procedurës para Gjykatës së BeH.

Në shpjegimin e saj, Uzunoviq tha se mbrojtja ka marrë audio incizime të seancave ku janë paraqitur provat dhe janë dëgjuar dëshmitarët. Ajo tha se të gjithë dëshmitarët janë marrë në pyetje direkt. Uzunoviq listoi gjithashtu se sa herë janë shtyrë seancat, duke përfshirë ato për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale të Dodik.

“Për shkak të kësaj, gjykimi nuk mundi të vazhdonte me ritmin e planifikuar”, pohon ajo.

Pasi Uzunoviq refuzoi kërkesën për kthimin e shqyrtimit kryesor në fillim, Dodik tha se “e gjithë procedura kundër tij dhe Millosh Lukiq është me pasaktësi”.

"Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga pezullimi i gjykimit, procedimi rifillon nëse njëra nga palët e kërkon. Ne kërkojmë që të fillojë nga e para", tha ai.

Një incident ka ndodhur para Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës gjatë gjykimit të Dodik dhe Lukiq, të cilët akuzohen për moszbatim të vendimeve nga Përfaqësuesit të Lartë Christian Schmidt.

Një grup njerëzish të mbledhur, përfshirë bashkëpunëtorë të shquar politikë të Dodikut, erdhën për ta mbështetur. Në një moment është dëgjuar muzika e fortë, e cila ka sjellë reagimin e policisë, e cila është dashur të ndërhyjë për të vënë situatën nën kontroll.

Ndër më të zëshmit ishte përfaqësuesja e SNSD-së në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të BeH, Sanja Vuliq, e cila udhëhoqi këngën dhe bërtiti parulla në mbështetje të Dodik. Të mbledhurit brohoritën parulla, duke protestuar ndaj gjyqit që po zhvillohej kundër kreut të RS.

Policia ka mbajtur prezencë para Gjykatës së BeH për të parandaluar incidente të reja të mundshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat