Gjatë një seance përkujtimore në Bundestagun gjerman ne lidhje me çlirimin e kampit të përqendrimit të Aushvicit, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se demokracia duhet mbrojtur. "Merrini seriozisht armiqtë e demokracisë”, tha ai, nuk duhet të kthehemi në kohët e errëta, tha Presidenti Steinmeier, duke aluduar për nacionalsocializmin.
Në fjalimin e tij Steinmeier kërkoi që ndërgjegjësimi për krimet naziste dhe për përgjegjësinë e Gjermanisë të vazhdojë të mbahet gjallë. 80 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duhen gjetur forma të reja kujtimi, veçanërisht për të rinjtë - tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Hapa pas në luftën kundër antisemitizmit
Kurse kryetarja e parlamentit, Berbel Bas, bëri thirrje për një angazhim më të madh për mbrojtjen e hebrenjve. "Ne duhet të jemi të sinqertë me veten. Shumë hebrenj nuk ndihen të sigurt në Gjermani," tha Bas gjatë ceremonisë përkujtimore në Bundestagu.
Në luftën kundër antisemitizmit ne po përjetojmë "një regres zhgënjyes". Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për mbrojtjen e hebrejve dhe të pyesë veten: "Çfarë jam i gatshëm të bëj që ajo që ndodhi të mos përsëritet më kurrë!" - tha kryetarja e parlamentit gjerman, Berbel Bas./DW