Studentët serbë nisin marshin dyditor nga Beogradi në Novi Sad

Evropë

Studentët serbë nisin marshin dyditor nga Beogradi në Novi Sad

Më: 30 janar 2025 Në ora: 12:09
Serbi

Studentët serbë janë nisur këmbë nga Beogradi për në Novi Sad me sloganin “Një hap larg drejtësisë”.

Ata do të ndalojnë në disa pika përpara se të arrijnë në Novi Sad.

Studentët do të përshkojnë 80 kilometra në marshin dyditor, raportoi Danas. 

Një grup i dytë i studentëve do të nisen po ashtu nga Beogradi të premten, por me biçikleta.

Synimi është që të bllokojnë tri ura në Novi Sad më 1 shkurt, që shënon tre muaj nga shembja e strehës së një stacioni treni ku vdiqën 15 persona.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se ministria do të sigurojë rrugën për ecjen e studentëve. Trafiku gjatë rrugës së tyre do të jetë i ndalur, policë, ambulanca e cisterna me ujë do të vendosen përpara dhe prapa kolonës së studentëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat