Qytetarët në Mal të Zinë shenjë proteste për shkak të çmimeve githnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyganet e artikujve të konsumit të gjerë. Organizata jogeveritare "Alternativa e Malit të Zi", nismëtare e bojkotit thotë, që kjo nismë do të rezultojë me rënie të madhe të shitjeve në tërë Malin e Zi. Rritja e çmimeve po rëndon jetesën, veçanërisht për pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, pasi produktet bazë, të cilat kërkohen më shumë, janë ndër më të shtrenjtat.
"Mos blini asgjë, thonë konsumatorët, në mënyrë që së bashku t'u dërgojmë një mesazh të fortë tregtarëve". Ndër të parët që e mbështetën aksionin në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiç. Ai tha, se i kupton qytetarët që bojkotojnë blerjet. Një shtet është i fuqishëm aq sa gytetarët e tij janë të lirë dhe të fuqishem", shkroi Spajiq në rjetin X, ndërkohë zëvendëskryeministri i Ekonomisë, Nik Gjeloshaj, sugjeoroi që bojkotimi të mos i perfshijë prodhuesit vendas. Qeveria e Spajiçit mori vendim për ta vazhduar fushatën "çmime të kufizuara" deri në fillim të muajit prill, kur parashikohet ngrirja e çmimeve të produkteve të caktuara - çfarë do të thotë se tregëtarët nuk mund t'i rrisin ato.
Inflacioni shënon rritje
Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë thotë, se: "Mesa duket, Spajiç nuk e kupton se ai është kryeministër dhe se është përgjegjësia e tij për të zgjidhur problemin e inflacionit. "Këtë nuk mund ta arrini me bojkotim populist, por me politikë serioze ekonomike", thonë ata. Oda ekonomike e Malit të Zi tha, se nuk përkrah asnjë lloj bojkoti, pavarësisht sektorit në të cilin punon dhe se këtë e konsideron të pajustifikuar.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave në Mal te Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5%, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41%. Nga ana tjetër, zinxhirët tregtarë, gjykuar nga deklarimet tatimore, shënuan rritje prej 40 deri në 50% të qarkullimit në vitin 2023, krahasuar me vitin 2021./DW