Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 10:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtarët ukrainas tani po përdorin dronë me rreze të gjatë veprimi, që mund të përshkojnë një distancë prej 2 mijë kilometrash dhe të transportojnë 250 kilogramë bomba.

Dronët janë përshkruar nga ukrainasit si një “zhvillim unik”, dhe potencial për ndryshimin e kahjes së luftimeve të ashpra në fushëbeteja.

Ukrainasit nuk treguan numrin e këtyre dronëve apo ndonjë informacion shtesë për aftësitë e tyre.

“Propaganda ruse vazhdimisht pretendon se ka ‘rrëzuar’ fluturaket e tilla, por shpërthimet në komplekset ushtarake, rafineritë dhe depot e municioneve tregojnë të kundërtën”, u tha nga ushtria ukrainase.

Ukrainasit vazhdimisht shënjestrojnë rafineritë ruse të naftës – duke i goditur me dronë kamikaz me rreze të gjatë veprimi, ku qëllimi i vetëm është ngadalësimi i prodhimit të lëndëve djegëse që përdoren për makineritë luftarake që Putini i dërgoi në Ukrainë.

Kievi ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar, Ukraina ka prodhuar mbi 30 mijë dronë kamikaz, kurse këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Industrisë, Herman Smetanin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat