Zelensky akuzon Rusinë për bombardimin e njerëzve të vetë

Evropë

Zelensky akuzon Rusinë për bombardimin e njerëzve të vetë

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 13:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Ukraina dhe Rusia po fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e një shkolle, që është përdorur për strehimin e civilëve të moshuar në rajonin e Kursk të Rusisë që është pushtuar nga ukrainasit.

Katër persona humbën jetën dhe 84 tjerë u plagosën, pasi ekipet e shpëtimit i nxorën nga rrënojat e objektit të shkatërruar në Sudzha, që shërbente edhe si strehë për disa policë ukrainas.

Katër prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fotografitë dhe videot shfaqin pasojat e sulmin që rezultoi me fatalitet për civilë.

Në një video shihen një civil i plagosur që trajtohet nga ekipet emergjente.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për bombardimin e popullit të vetë, në atë që Kievi po e cilëson si veprim të qëllimshëm për të akuzuar trupat ukrainase.

“Kjo tregon se sa është e etur Rusia për luftë në Sudzha të rajonit Kursk, ku goditi shkollën e mbushur me civilë”, tha Zelensky. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat