Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Evropë

Zelensky thotë se “marrëveshjet e detajuara të paqes” në Ukrainë mund të arrihen vetëm mes tij dhe Trump

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 19:54
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ndërkohë që kontaktet mes ekipit të tij dhe përfaqësuesve të presidentit amerikan Donald Trump janë në vazhdim, marrëveshjet e detajuara të paqes mund të arrihen vetëm në negociata të drejtpërdrejta ndërmjet presidentëve të SHBA-së dhe Ukrainës.

Ai e deklaroi këtë në një intervistë për Associated Press, sipas Ukrinform.

“Ne kemi pasur disa kontakte në nivel të përfaqësuesit të tij special, si dhe Keith Kellogg, Michael Waltz dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së. Ka pasur një kontakt edhe me shefin tim të shtabit. Janë bërë disa diskutime. Ato kanë qenë mjaft pozitive, por ata ishin ende për çështje të përgjithshme”.

“Marrëveshje më të detajuara mund të bëhen vetëm mes meje dhe Presidentit Trump. Besoj se kjo është shumë e rëndësishme. Duhet bërë më shumë punë për këtë”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Ai tha se Ukraina kërkon një paqe të drejtë, por shtoi se “ekzistojnë perspektiva të ndryshme mbi drejtësinë”.

“Është e rëndësishme të diskutohet për këtë”, shtoi ai.

“Unë e kuptoj që ne ndajmë një dëshirë të përbashkët për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ukrainasit e duan këtë më shumë se kushdo tjetër në botë, sepse lufta po ndodh këtu, humbjet janë tonat, njerëzit tanë, pavarësia jonë. E gjithë kjo është vazhdimisht nën kërcënim. Ju e dini të gjitha këto, prandaj nevojiten më shumë kontakte, punë më intensive dhe zhvillimi i një plani efektiv”.

Më herët, i dërguari special i Trump për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, tha për Fox News se ekipi i Trump ka një “plan të fortë” për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të nisur bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat