BE-ja dhe Britania bashkohen kundër tarifave të Trumpit

Evropë

BE-ja dhe Britania bashkohen kundër tarifave të Trumpit

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 23:41
Scholz dhe Starmer

Nën hijen e një lufte globale tregtare, udhëheqësit e Britanisë dhe Gjermanisë u takuan të dielën në Checkers dhe i lëshuan sinjalet e para administratës Trump.

Dhe përgjigja europiane e britanike është një traktat i ri tregtie mes palëve.

Gjatë takimit, kryeministri Starmer tha se dëshiron të shohë “marrëdhënie të forta tregtare” nën administratën e presidentit të ShBA-së Donald Trump.

Gjithashtu ai shpresoi për një “rivendosje” të marrëdhënieve midis Britanisë dhe Bashkimit Europian. Për kancelarin gjerman Scholz është e rëndësishme që bota të mos ndahet me barriera të reja tregtare, pasi të gjithë përfitojnë nga globalizimi.

Të dy udhëheqësit ranë dakord më herët në Berlin të punojnë për një traktat ambicioz që mbulon çështje nga mbrojtja te tregtia, i cili synon të rivendosë marrëdhëniet ekonomike britanike me Bashkimin Europian. Starmer përsëriti se një rivendosje nuk do të nënkupton rihyrje në tregun e vetëm të bllokut ose bashkimin doganor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat