“Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e tyre”, Papa Françesku dënon vdekjet e fëmijëve në luftëra në mbarë botën

Evropë

“Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e tyre”, Papa Françesku dënon vdekjet e fëmijëve në luftëra në mbarë botën

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 13:03
Papa Françesku

Papa Françesku dënoi sot vdekjen e fëmijëve në konfliktet në mbarë botën, duke theksuar në një konferencë në Vatikan se “asgjë nuk vlen më shumë se jeta e një fëmije”.

Ai kishte kritikuar fushatën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe dhunën e vazhdueshme në luftën e Rusisë në Ukrainë, por nuk përmendi një konflikt specifik në komentet e tij.

“Ajo që kemi parë në mënyrë tragjike pothuajse çdo ditë kohët e fundit është vrekja e fëmijëve nga bombat dhe kjo është e papranueshme,” vuri në dukje Papa. “Duke vrarë fëmijë ju mohoni të ardhmen”.

Vatikani, i tronditur në dekadat e fundit nga skandalet e abuzimit seksual të fëmijëve në vende anembanë botës, ftoi sot një numër liderësh botërorë në një konferencë njëditore për të diskutuar të drejtat e fëmijëve.

Mbretëresha Rania e Jordanisë, Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ish-presidenti indonezian Megawati Sukarnoputri ishin midis folësve.

Françesku ka intensifikuar kritikat e tij ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza në muajt e fundit përpara se të arrihet një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në janar. Disa javë më parë, ai e kishte përshkruar situatën humanitare në enklavën palestineze si “shumë të rëndë dhe të turpshme”.

Në fjalimin e tij sot, Papa denoncoi edhe numrin e fëmijëve të zhvendosur nga konfliktet në mbarë botën. OKB vlerëson se numri i tyre është rreth 38 milionë.

“Ne jemi këtu sot për të thënë se nuk duam që kjo të bëhet normalja e re,” vuri në dukje ai. “Ne refuzojmë të mësohemi me të.”

Françesku, i cili ka qenë ashpër kritik ndaj goditjes së presidentit amerikan Donald Trump ndaj imigracionit, iu referua gjithashtu fëmijëve pa dokumente në kufirin SHBA-Meksikë.

Këto ishin, theksoi ai, “viktimat e para të këtij eksodi dëshpërimi dhe shprese që bënë mijëra njerëz duke shkuar nga Jugu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat