Ukrainasit pretendojnë se vetëm në janar kanë shkatërruar 84 tanke ruse dhe 165 autoblinda

Evropë

Ukrainasit pretendojnë se vetëm në janar kanë shkatërruar 84 tanke ruse dhe 165 autoblinda

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës pretendojnë se kanë arritur të shkatërrojnë 84 tanke ruse, 165 automjete të blinduara dhe 334 sisteme artilerike brenda janarit të këtij viti.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko në Telegram.

“Punë mbresëlënëse në muajin e parë të 2025, Garda Kombëtare shkatërroi 84 tanke të armikut”, ka shkruar Klymenko.

Sipas tij, ukrainasit shkatërruan edhe 82 depo municionesh, 405 vetura ushtarake, 247 stacione të radarëve si dhe 1,733 istikame të fortifikuara.

Ministri ukrainas gjithashtu shpërndau videon e ushtarëve nga Brigada Khartia e Gardës Kombëtare që shkatërron tankun rus T-80 në rajoni e Kharkivit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat