Kërkojnë drejtësi, qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Evropë

Kërkojnë drejtësi, qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Një njeri nuk mund ta përcaktojë të ardhmen e vendit, kështu u referohen protestuesit studentë e qytetarë, veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, të cilët edhe sot kanë vazhduar protestat në kërkim të drejtësisë për viktimat e tragjedisë së Novi Sadit.

Qytetarët nderojnë viktimat e tragjedisë në Novi Sad. Para tre muajsh stacioni hekurudhor është shndërruar në një simbol kujtese dhe proteste, një hapësirë ku qirinjtw nuk pushojnë së djeguri. Studentët që nisën protestat për drejtësi për viktimat, në vendin e tragjedisë në heshtje vendosin lule.

“Shpresoj se dikush do të marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje. Ky është hera e parë që vijnë këtu pas aksidentit dhe ende nuk mund të besoj atë që ndodhi. Si është e mundur që pushteti nuk ka asnjë ndjenjë empatie? Shpresoj që dikush do të ketë pak zemër”, tha një studente.

Qytetarët janë mbledhur për të nderuar viktimat. Pikërisht në orën 11:52 filloi heshtja 15-minutëshe për 15 njerëzit që humbën jetën në tragjedi. Ata thonë se kjo tragjedi ka nxjerrë në pah të gjitha problemet me të cilat përballet shoqëria serbe, raporton rtk.

“Kam ardhur nga Zrenjanini për të nderuar viktimat. Dhimbje nuk do të kalojë kurrë, por ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari. Jam shumë e zemëruar! Mesazhi im është se ai, presidenti jonë, duhet të ik”, thotë një qytetare.

Të pranishmit kritikojnë presidentin e Serbisë. Ata thonë se institucionet duhet të fillojnë të bëjnë punën e tyre dhe se Serbia nuk mund të jetë një vend ku një person vendos për gjithçka.

“Kemi një pushtet që nuk dëgjon askënd. Duhet të dihet kush bën çfarë, dhe jo një person të përzihet në gjithçka dhe të largohet nga funksionet e tij. Nëse institucionet fillojnë të punojnë, atëherë kjo është demokracia”, tha nje qytetare duke shpresuar për një rezultat pozitiv.

Përfaqësuesit e opozitës në Novi Sad theksojnë se as pas tre muajsh askush nga ata që janë përgjegjës nuk është përballur me drejtësinë.

Pas tre muajsh, gjithçka ka ndryshuar sepse njerëzit për herë të parë janë ngritur të gjithë bashkë dhe kanë thënë mjaft! Mjaft me gënjeshtrat, padrejtësitë dhe poshtërimet e popullit. Pas 12 vjetësh, ky moment i kaloi kufirin. Ky popull është gati që Serbia të jetë një vend me dinjitet, të drejtë dhe solidare”, tha Miran Pogaçar, asamblist i lëvizjes opozitare ‘Brave’ në Kuvendin e qytetit të Novi Sadit.

Tragjedia në Novi Sad ka nxitur protesta dhe ka nxjerrë në pah problemet e thella të shoqërisë serbe, si shkatërrimin e institucioneve dhe korrupsionin sistematik. Për një të ardhme më të mirë, qytetarët kërkojnë që institucionet të punojnë në interes të qytetarëve dhe drejtësia të zbatohet për të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat