Pesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi

Evropë

Pesë persona qëllohen me armë zjarri në një shkollë në Suedi

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore, raporton BBC. Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.

Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.

“Kjo aktualisht shihet si një tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”, tha policia në një deklaratë.

Të shtënat duket se kanë ndodhur në një Komvux, ose qendër arsimore për të rritur. Këto qendra frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme.

Policia thotë se nxënësit e shkollave aty pranë po mbahen brenda “për qëllime sigurie”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat