Pas kërcënimeve të Trump ndaj Bashkimin Evropian për tarifat tregtare, ka reagur edhe kryeministri britanik Sir Keir Starmer .
“Mbretëria e Bashkuar nuk do zgjedh mes SHBA-së dhe BE-së” deklaroi ai.
Gjatë fundjavës Trump njoftoi tarifa 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës dhe theksoi se do të ndërmerrte veprime të ngjashme kundër BE-së, por sugjeroi se një marrëveshje mund të “përfundohej” me Mbretërinë e Bashkuar.
I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të zvogëlonte përpjekjet për të krijuar lidhje më të ngushta me BE-në në këmbim të mbajtjes së SHBA-së në anën, Keir tha se të dyja marrëdhëniet ishin të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar.
“Tani kjo për mua nuk është e re, mendoj se kështu ka qenë gjithmonë dhe do të jetë kështu edhe për shumë vite në vazhdim”, shtoi ai.
Sir Keir ishte në Belgjikë për t’u takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dëshiron të krijojë lidhje më të forta me BE-në, por kjo mund të zemërojë SHBA-në dhe të rrezikojë që Mbretëria e Bashkuar të përfshihet në një luftë tregtare.
Në mënyrë të ngjashme, BE-ja mund të kundërshtojë që Sir Keir të jetë në anën e SHBA-së dhe jo me fqinjët e saj evropianë.