Ministri italian: Ballkani Perëndimor të integrohet në zinxhirin e vlerave të BE-së

Evropë

Ministri italian: Ballkani Perëndimor të integrohet në zinxhirin e vlerave të BE-së

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 16:46
Adolfo Urso

“Integrimi gradual i vendeve kandidate është absolutisht i nevojshëm, veçanërisht për të rritur qëndrueshmërinë dhe konkurrencën e zinxhirëve të vlerave të Bashkimit Evropian”.

“Kjo sigurisht vlen për Ballkanin, nga Serbia në Shqipëri, por edhe për Ukrainën dhe Moldavinë, për arsye të dukshme politike”.

Kështu ka deklaruar ministri i ndërmarrësisë i Italisë, Adolfo Urso, duke folur në debatin e Këshillit të përbashkët jozyrtar të BE-së mbi konkurrencën dhe tregtinë që po zhvillohet në Varshavë, raporton Ansa.

“Ne duhet të veprojmë tani me një vizion strategjik, në mënyrë që të realizojmë plotësisht dhe me largpamësi një politikë industriale, energjetike dhe mjedisore që merr parasysh edhe vlerën e shtuar që mund t’u sjellë vendeve kandidate, veçanërisht për sa i përket vlerës së zinxhirit të furnizimit në terren të lëndëve të para kritike, energjisë së ripërtërishme dhe prodhimit bujqësor”, tha ai, teksa përmendi edhe çelikun, digjitalizimin dhe hapësirën. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat