Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Evropë

Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 23:35
Zelensky dhe Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar se vendi që udhëheq është i hapur për “investime” nga aleatët, për sa kohë që ata ofrojnë ndihmë në luftën kundër Rusisë.

Ky deklarim erdhi pas një kërkese të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili sugjeroi që Ukraina të furnizonte Shtetet e Bashkuara me burime të rralla natyrore, elementë të nevojshëm për industrinë elektronike, në këmbim të ndihmës ushtarake.

Ky propozim ka ngjallur kritika, duke u cilësuar si një shfrytëzim të pushtimit rus për përfitime materiale, me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, që e ka quajtur planin “egoist”.

Në një raportim nga media ukrainase “Kyiv Independent”, është sugjeruar se ideja mund të ketë origjinën në Kievin, si një mënyrë për të siguruar vazhdimin e dërgesave amerikane të armëve shkruan washingtonpost.

Gjatë një takimi me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi ka pohuar se kërkonte një “barazim” për mbështetjen amerikane prej “afër 300 miliardë dollarëve” që Ukraina ka marrë. Ai ka shtuar se SHBA-ja kërkonte që Ukraina t’i ofronte “toka të rralla” të cilat janë shumë të vlefshme, duke sugjeruar një marrëveshje ku Ukraina do të kthente këtë vlerë materiale që SHBA-ja po i ofronte përmes armëve dhe ndihmës tjetër.

Nuk ishte e qartë nëse Trumpi po kërkonte një marrëveshje ku Ukraina do të furnizonte SHBA-në me minerale pa pagesë në këmbim të mbështetjes ushtarake, apo nëse ai propozonte thjesht shitjen e këtyre burimeve, mundësisht me kushte të favorshme për Ukrainën.

Zelensky ka reaguar ndaj këtij propozimi duke theksuar se Ukraina është e hapur për investime nga partnerët që e mbështesin atë në mbrojtjen e territorit të saj dhe në luftën kundër Rusisë, përmes ndihmës ushtarake, pranisë ushtarake, dhe paketave të sanksioneve. Ai ka shtuar se ka biseduar më herët me Trumpin në lidhje me këtë temë dhe se ekipet e tij po përgatiten për një vizitë nga një delegacion amerikan.

“Toka të rralla” është një term që i referohet një grupi prej 17 elementëve kimikë të çmuar, të cilët kanë veti të veçanta magnetike dhe elektrokimike, dhe përdoren në shumë produkte moderne, nga telefonat celularë dhe bateritë e automjeteve elektrike, deri te ilaçet për trajtimin e kancerit.

Kina është aktualisht prodhuesi më i madh në botë i këtyre elementëve, duke pasur rreth 70 për qind të prodhimit global.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, këta elementë janë kritike për sektorët që përfshijnë mbrojtjen kombëtare, veçanërisht në një periudhë kur Washingtoni po përpiqet të zvogëlojë varësinë nga Kina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat