Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet

Evropë

Zjarr në aeroportin italian, pezullohen fluturimet

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të vogla ka pezulluar të gjitha fluturimet në aeroportin italian të Ciampinos.

Sipas të dhënave zjarri shpërtheu në një dhomë teknike në bazën e kullës së kontrollit në aeroport dhe punonjësve të dhomës së operacioneve iu kërkua që të evakuoheshin deri në largimin e tymit.

Për këtë arsye, ngritjet dhe uljet janë pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë nga autoritetet përgjegjëse.

Raportohet se nuk janë regjistruar dëme në pajisjet e përdorura për funksionimin e kullës së kontrollit, teksa organet kompetente  janë duke u hetuar shkaqet e zjarrit. (A2 Televizion)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat