Mbyllen disa stacione të metrosë në Bruksel pas incidentit të të shtënave

Evropë

Mbyllen disa stacione të metrosë në Bruksel pas incidentit të të shtënave

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 12:46
Bruksel

Disa stacione të metrosë në Bruksel u mbyllën të mërkurën pas të shtënave në stacionin qendror Clemenceau, tha zyra e prokurorit belg.

Nuk raportohet për të lënduar, tha ai.

Të dyshuarit u larguan në tunelet e metrosë pas incidentit të të shtënave, tha për Reuters një burim i afërt me hetimin, duke shtuar se policia po kërkonte dy të dyshuar.

Burime pranë hetimit thanë për mediat lokale se incidenti mund të ketë qenë i lidhur me drogën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat