Suedia në zi pas të shtënave masive që lanë 11 të vdekur

Evropë

Suedia në zi pas të shtënave masive që lanë 11 të vdekur

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 07:28
Suedi

Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, pasi mediat lokale filluan të raportojnë detaje rreth personit të armatosur.

I dyshuari, i quajtur në raportet si Rickard Andersson 35-vjeçar, u raportua se ishte një ish-nxënës i shkollës në Orebo, një qytet 157 kilometra në perëndim të Stokholmit, ku ndodhi sulmi të martën.

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në të shtënat, përfshirë sulmuesin, dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën.

Sulmi ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin, me mbretin Carl XVI Gustaf të mërkurën që tha: “E gjithë Suedia është në zi”.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje rreth viktimave dhe të plagosurve. Zyrtarët shëndetësorë thanë se tre gra dhe dy burra ishin në gjendje kritike, por të qëndrueshme, ndërsa një grua tjetër u trajtua për lëndime të lehta.

Policia nuk pranoi të konfirmojë raportet e mediave që përmendin Andersson si të dyshuar. Policia e Orebro tha se kishte identifikuar të dyshuarin, por “nuk do ta publikonte ende emrin e tij, për shkak të hetimeve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat