Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Evropë

Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 09:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Studentët dhe qytetarët po vazhdojnë të bllokojnë rrugët në Serbi në shenjë pakënaqësie me qeverisjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Një çift i moshuar u përpjekje për të kaluar bllokadën e qytetarëve në Novi Sad. Incidenti ka ndodhur në Bulevardin e Çlirimit.

Sipas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, çifti i moshuar ka fyer dhe nënçmuar studentët.

Në një moment burri i moshuar ka deklaruar se do t’i lagte të gjithë studentët me topa uji.

Ende nuk dihet nëse ka pasur të lënduar në këtë incident.

Ndryshe, protestat janë bërë më masive pas vdekjes së 15 personave shkaku i rënies së strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat