Indonezia ka filluar bisedimet me Britaninë për ekstradimin e një shtetasi indonezian-britanik të akuzuar për përdhunime të shumta, tha ministri indonezian i Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut Jusril Ihza Mahendra, duke shtuar se bisedimet me qeverinë britanike ishin në një fazë të hershme.
Reinhard Sinaga (41 vjeç) u shpall fajtor për përdhunimin e 48 burrave në Mançester në vitin 2020, të cilët i drogoi pasi i solli në banesën e tij nga baret dhe klubet.
Një gjykatë në Mançester vendosi që Sinaga duhet të dënohet me të paktën 30 vjet burg për një total prej 159 krimesh të kryera midis janarit 2015 dhe majit 2017, raporton Reuters.
Sinaga jeton në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2007, ku shkoi për të studiuar.