Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar sot në lindje të ishullit grek të Santorinit, njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar.
Epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar 26 kilometra në lindje-verilindje të Oias, ndërsa tërmeti i mëparshëm është regjistruar rreth orës 03:30 me orën lokale në veri-veriperëndim të Anafit, raporton “Kathimerini”.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u kërkoi qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe shprehu solidaritetin me të prekurit.
“Ekspertët që po monitorojnë vazhdimisht këtë fenomen dhe dua të theksoj se kemi shkencëtarë të shkëlqyer, na japin arsye të jemi pak më optimistë me kalimin e ditëve. Askush nuk mund të parashikojë me siguri absolute, por ka një optimizëm të moderuar se ne nuk do të çojmë në skenarin më të keq”, tha ai.
Ai vuri në dukje se është përgjegjësi e qeverisë greke që të marrë shpejt dhe sistematikisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për të krijuar një rrjet sigurie për banorët e Santorinit dhe për t’iu përgjigjur çdo situate.
Mitsotakis njoftoi se aplikacioni MySafetyPlan do të jetë i disponueshëm nga e mërkura, i cili do të listojë vendet ku qytetarët mund të evakuohen në rast tërmeti.