Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Evropë

Trupat ruse dhe koreano-veriore po vazhdojnë sulmet në Kursk – por po pësojnë humbje

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 15:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Trupat ruse dhe ato koreano-veriore kanë nisur një sulm të madh në Kursk të Rusisë, por që kanë pësuar humbje të mëdha.

“Trupat ruse dhe koreano-veriore kanë filluar një sulm tjetër të madh në rajonin e Kurskut. Brigada ukrainase Magura ka parandaluar sulmin e madh rus. Kësaj radhe forcat armike kanë ndryshuar taktikën. Më parë sulmonin me automjete, por tani po dërgojnë këmbësorinë”, u tha nga ushtria ukrainase.

Shumë nga trupat e këmbësorisë filluan sulme nga drejtime të shumta në të njëjtën kohë. Sulmi filloi në mesnatë dhe zgjati për mbi 16 orë.

Nga Kievi kanë njoftuar se trupat ukrainase po vazhdojnë të ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse, dhe se të gjithë ushtarët po bëjnë të pamundurën që të zmbrapsin rusët.

“Me Bradley dhe artileri kemi pasur sukses në sulmin mbi depot e municionit të rusëve”, u tha ndër tjera nga ukrainasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat