“Kam vështirësi në frymëmarrje”, Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Evropë

“Kam vështirësi në frymëmarrje”, Papa Françesku ndërpret fjalimin në sheshin e Shën Pjetrit

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 17:00
Papa Françesku

Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit mesditën e sotme për shkak të bronkitit, sipas një raporti të Associated Press.

“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha Papa, teksa u bëri thirrje ndihmësve të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij, i cili iu kushtua forcave të armatosura si mbrojtëse të paqes.

Mesazhi i Papës për ushtarët katolikë është që ata të mos të kultivojnë një frymë që favorizon konfliktet e luftës.

Dy ditë më parë, Papa Françesku, për shkak të problemeve të frymëmarrjes, vendosi të mos zhvillojë takimet e tij zyrtare në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe zgjodhi si vend alternativ dhomën e pritjes në Shën Marta, brenda Vatikanit, ku Papa banon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat