Një person humb jetën nga djegia e makinës në Kroaci

Evropë

Një person humb jetën nga djegia e makinës në Kroaci

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 18:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën A1 ndërmjet Karlovcit dhe Zagrebit.

Siç njofton policia e Karlovcit, aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 26 të autostradës në drejtim të Karlovcit.

Një person ka humbur jetën në aksident. Një veturë ka marrë flakë dhe personi i vdekur, siç mësohet jo zyrtarisht, ishte brenda saj.

Një hetim policor është duke u zhvilluar, pas të cilit do të dihen më shumë informacione, raportojnë mediat kroate.

Për shkak të një aksidenti trafiku është ndërprerë komunikacioni në autostradën A1 ndërmjet nyjave Jastrebarsko dhe Karlovc në drejtim të detit, ndërsa komunikacioni në drejtim të Zagrebit është i vështirë.

Kolonat janë rreth 2 km të gjata në të dy drejtimet. Rruga e tërthortë për drejtimin drejt detit është përgjatë rrugës shtetërore DC1 ndërmjet Jastrebarsko-Karlovc.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat