Një tërmet me magnitudë 5.0 Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në brigjet e Santorinit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Athinë.
Protothema.gr bën me dije se tërmeti ka ndodhur në orën 21:05 (me kohën lokale). Epiqendra e tërmetit ishte 21 kilometra në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos dhe thellësia fokale e tij ishte 11.2 kilometra.
Më herët, në orën 20:53 është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter.
Në orën 20:41, është regjistruar një tërmet 4.2 Rihter me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.
Në orën 17:16, është regjistruar një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter, sipas Institutit Gjeodinamik, me epiqendër 21 kilometra në jug-jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.
Thellësia fokale e lëkundjes u vlerësua në 14 kilometra.
Mesditën e së dielës, 9 shkurt, dy tërmete të forta tronditën ishujt Cyclades. Fillimisht në orën 13:54 një lëkundje 4.1 Rihter është regjistruar 19 km në jug të Arkesinit, Amorgos në një thellësi fokale prej 12 kilometrash. Më pas, në orën 13:59, një tërmet edhe më i fortë me magnitudë 4.4 Rihter është regjistruar në të njëjtin vend dhe me një thellësi fokale 15.4 kilometra.
Tërmeti më i madh që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ka qenë 4.1 ballë i shkallës Rihter në orën 3:35, 26 kilometra në veriperëndim të Anafit.
Tetë tërmete më të vogla me magnitudë 3 deri në 3.8 ballë të shkallës Rihter u regjistruan brenda një periudhe gjysmë ore, nga ora 4:30 deri në 5 të mëngjesit të së dielës në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos.