Rritet shqetësimi për rrjedhën e aktivitetit sizmik në Cikladet, pas tërmetit të ri me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, i ndodhur mbrëmjen e së dielës, në orën 21:05, 21 km në jugperëndim të Arkesinit, Amorgos.
Ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në rajon, pas atij me magnitudë 5.2 Rihter që ndodhi javën e kaluar dhe tronditi ishujt Santorinin dhe Amorgos.
Më shumë se 11,200 lëkundje janë regjistruar në zonë.
Kostas Papazachos, profesor i Sizmologjisë në Universitetin Aristotele të Selanikut, tha se situata do të vazhdojë në këtë gjendje dhe të gjithë duhet të tregojnë durim deri në rregullim të plotë të situatës.