Policia suedeze: Shumica e viktimave nga të shtënat masive ishin emigrantë

Evropë

Policia suedeze: Shumica e viktimave nga të shtënat masive ishin emigrantë

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 17:48
Suedi

Siç ka njoftuar policia suedeze, shumica e njerëzve të vrarë nga një person i armatosur në qytetin suedez të Orebro javën e kaluar ishin emigrantë.

Ndër ata që mendohet se janë vrarë në të shtënat masive në Suedi , të cilat ndodhën në një qendër arsimore për të rritur të martën, ishin dy burra sirianë, të dy refugjatë, një grua nga Eritrea, një grua iraniane dhe një mësuese nga Kurdistani, shkruan The Guardian.

Niclas Hallgren, zëvendës shefi rajonal i policisë për Bergslagen, tha: “Shumica e viktimave në të shtënat në shkollë kishin një prejardhje të huaj. Përkatësia etnike është një rrethanë që policia e ka marrë parasysh që në fillim të hetimeve për vlerësimin e një motivi të mundshëm”.

Prokurorët thanë të hënën se kishin konfirmuar identitetin e personit të armatosur, i quajtur gjerësisht në media si Rickard Andersson, 35 vjeç. Ai besohet se ka vrarë veten së bashku me 10 të tjerë kur sulmoi Campus Risbergska, një qendër edukimi për të rriturit ku dikur ndoqi mësimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat