Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropë

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 23:51
Ilustrim

Njësia për operacione speciale e ushtrisë ukrainase (SOF) ka shënjestruar me sukses pozicionet ruse në një aksion të mirëplranifikuar – duke shkatërruar pajisjet ushtarake dhe sistemet e komunikimit si dhe vrau 14 ushtarë rusë.

SOF njofton se njësitë e tyre të dronëve kanë shkatërruar me sukses sistemin artilerike rus Nona-S, topin D-20, katër automjete, sisteme komunikimi dhe pajisje tjera ushtarake.

Kjo njësi gjithashtu ka shkatërruar tri anije të rusë – që u goditën direkt nga dronët kamikaz.

Madje publikuan pamje nga aksioni i tyre, për të dokumentuar atë që ata thanë se ishte një operacion i suksesshëm.

Në video shihen dronët duke ndjekur ushtarët rusë që u shënjestruan me lehtësi, si dhe pajisjet që goditen nga predhat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat