Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropë

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Dronët ukrainas kanë sulmuar disa tuba të naftës ruse, bazat ajrore dhe fabrikat e helikopterëve, gjatë 72 orëve.

Ukrainasit shënjestruan me dronë bazat ruse, që po luajnë rol të madh në mbështetjen e ushtrisë së këtij vendi në luftën në Ukrainë.

E në mesin e shënjestrave ishin bazat ajrore, kazermat, depot e municionit si dhe tubat e naftës, që furnizojnë ushtrinë e Putinit që ka filluar luftën në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Kievi ka arritur të kryej sulme të vazhdueshme, si kundërpërgjigje të sulmeve ruse në tokën ukrainase.

Madje janë publikuar disa video amatore në rrjetet sociale, ku shihen vatrat e mëdha të zjarrit që kanë shpërthyer në vendet ku janë goditur nga dronët. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat