Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi dorëheqjen të hënën pas trysnisë në rritje nga grupet opozitare populiste, dy muaj pasi një gjykatë e lartë anuloi zgjedhjet presidenciale në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.
“Për të shpëtuar Rumaninë nga kjo krizë, unë jap dorëheqjen si president i Rumanisë”, tha ai në një fjalim, duke shtuar se do të largohet nga detyra më 12 shkurt.
Një votim i dytë i balotazhit për garën presidenciale duhej të ishte në dhjetor, por u anulua mes pretendimeve për ndërhyrje ruse pas fitores në raundin e parë nga kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu.
Raundi i parë i votimit presidencial që u mbajt më 24 nëntor e çoi ultranacionalistin pro-rus Georgescu nga errësira relative në krye të garës.
Por ai ende fitoi vetëm 22.9% të votave, që ishte shumë më pak se shumica e nevojshme për të fituar plotësisht.
Moska ka mohuar se ka ndërhyrë në zgjedhjet në Rumani. Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, raundi i dytë do të mbahet më 18 maj.