Treni përplaset me një kamion në Hamburg, të paktën 12 të lënduar

Evropë

Treni përplaset me një kamion në Hamburg, të paktën 12 të lënduar

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 17:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 12 persona janë lënduar, njëri prej tyre në rrezik për jetën, pasi një tren i shpejtë ICE është përplasur me një kamion në Hamburg.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve ka bërë të ditur se i lënduari rëndë është dërguar në spital për trajtim mjekësor, raportojnë mediat gjermane.

Sipas autoriteteve, 269 persona në tren kanë shpëtuar pa lëndime. Aktualisht policia po përgatitet për të evakuuar trenin.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së martës në lagjen Rönneburg të Hamburgut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat