Hyrja në Venecia do të tarifohet sërish nga prilli dhe do të jetë më e shtrenjtë

Evropë

Hyrja në Venecia do të tarifohet sërish nga prilli dhe do të jetë më e shtrenjtë

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Tarifat e hyrjes në Venecia për vizitorët ditorë po kthehen në prill, por këtë herë ata do të duhet të paguajnë dy herë më shumë, tarifa po rritet nga pesë euro në 10, raporton CNN.

Përveç rritjes së tarifës, ajo do të zbatohet edhe për pothuajse dy herë më shumë data se vitin e kaluar.

Pasi u bë qyteti i parë në botë që prezantoi një tarifë hyrjeje për vizitorët ditorë në 2024, Venecia ka dyfishuar skemën për sezonin e ardhshëm, me 54 data të përcaktuara për t’u tarifuar, nga 29 vitin e kaluar.

Datat fillojnë vazhdimisht nga data 18 prill deri më 4 maj, më pas vazhdojnë çdo të premte, të shtunë dhe të diel nga maji deri në fund të korrikut. Si më parë, tarifa do të paguhet për vizitorët pa rezervim të qëndrimit të natës në qytet nga ora 08:30 deri në orën 16:00.

Tarifa prej 10 euro do të përgjysmohet për ata që rezervojnë hyrjen katër ose më shumë ditë përpara.

Të dhënat nga regjistri i vizitorëve të vitit të kaluar tregojnë se turistë erdhën në Venecia nga 194 vende të botës. Pas italianëve, amerikanët ishin grupi tjetër më i madh i vizitorëve, të ndjekur nga gjermanët dhe francezët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat