Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPÖ) e Austrisë njoftoi sot se negociatat për të formuar një koalicion qeverisës me Partinë Popullore Konservatore (ÖVP) kanë dështuar.
Bisedimet ishin në terren të lëkundur për ditë të tëra, ndërsa të dy palët debatuan mbi një sërë çështjesh, nga politika e jashtme deri te shpërndarja e ministrive.
Kanë kaluar më shumë se 130 ditë nga zgjedhjet parlamentare të Austrisë në shtator dhe një qeveri nuk është formuar. Ky është një rekord për vendin.
Presidenti Alexander Van der Bellen muajin e kaluar ngarkoi Herbert Kickl, liderin e partisë antiimigruese dhe euroskeptike FPÖ, të formonte një qeveri pasi partia arriti një fitore relative në zgjedhjet në shtator. Nëse do të ishte arritur një marrëveshje koalicioni, Kickl do të ishte kancelari i parë nga e djathta ekstreme.
Kickl informoi presidentin se negociatat ishin ndërprerë dhe ktheu mandatin për të formuar një qeveri, njoftoi partia e tij.
"Megjithëse FPÖ i erdhi në ndihmë ÖVP-së në shumë pika, për keqardhjen tonë, negociatat në fund nuk u kurorëzuan me sukses," shkroi Kickl në një letër drejtuar Van der Bellen.