Trupat e pajetë të një gruaje dhe një fëmije 13-vjeçar u gjetën mbrëmë në Kalesija të Bosnje e Hercegovinës, ka njoftuar Admir Arnautoviq, zëdhënës i Prokurorisë Kantonale të Tuzlës.
“Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë është në arrati dhe policia po e kërkon intensivisht”, tha Arnautoviq.
Prokuroria e Kantonit të Tuzlës (TK) ka njoftuar për vrasjen e tmerrshme të dyfishtë në Kalesija, duke konfirmuar se vdekja e Inela Selimoviqit, 37 vjeç, dhe djalit të saj 13-vjeçar është shkaktuar nga mbytja dhe është urdhëruar autopsi.
Sipas mediave boshnjake, bashkëshorti i Inelës dhe babai i djalit të vrarë, 38-vjeçari Emir Selimoviq, dyshohet për vrasjen.
Andaj Bosnje e Hercegovina kanë nisur një kërkim për të.
Siç thuhet nga Prokuroria e Kantonit të Tuzlës, prokurori kujdestar dhe hetuesit e Sektorit të Policisë Kriminale të MPB-së së Kantonit të Tuzlës kanë kryer hetim në vend mbrëmë në banesën e të ndjerëve.
Po aty janë gjetur trupat e tyre.
“Gruaja dhe djali me shumë gjasa janë mbytur. Sot do të jepet urdhër për autopsi të trupave për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes. Janë duke u zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat po kryhen nga hetuesit e SKP-së të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tivatit dhe Departamentit të Policisë Kriminale të Kalesijas, me urdhër të prokurorit, për të përcaktuar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me vrasjen e dyfishtë”, tha Prokuroria e Kantonit të Tuzlës.