Papa Françesku është shtruar në spitalin Agostino Gemelli të Romës për bronkit dhe do t’i nënshtrohet disa ekzaminimeve mjekësore, njoftoi Vatikani të premten.
“Këtë mëngjes, në fund të audiencës, Papa Françesku u pranua në Poliklinikën Agostino Gemelli për disa analiza të nevojshme diagnostike dhe për të vazhduar trajtimin për bronkitin.”, njoftoi zyra e shtypit.
Vendimi për shtrimin në spital erdhi pas një mëngjesi pune dhe seancash në Casa Santa Marta. Testet duhet të kryhen brenda orëve të para të shtrimit në spital.
Gjatë dy audiencave të tij të fundit të së mërkurës në Vatikan, Papa i kërkoi një ndihmësi të lexojë fjalimin për shkak të gjendjes shëndetësore.