Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih, me pjesëmarrjen e liderve botërore, u shpreh të premten se ushtria e vendit të tij do të duhet të dyfishohet në madhësi nëse NATO ia mohon anëtarësimin në aleancë.
“Nëse nuk kemi NATO, NATO të vërtetë, do ta bëjmë NATO-n në Ukrainë. Do të thotë që ne duhet të rrisim dy herë ushtarët, ushtrinë tonë. Kemi 110 brigada. Rusia ka 220 brigada”, tha Zelensky të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani.
Zelensky tha më herët se edhe pse administrata Trump nuk është e gatshme të flasë për anëtarësimin e ardhshëm të vendit të tij në NATO, ajo mbetet garancia më e mirë e sigurisë për Ukrainën.
Kjo vjen pasi Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth me sa duket përjashtoi mundësinë e bashkimit të Kievit në aleancën ushtarake të mërkurën, duke thënë se ishte joreale.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara “të mos marrin asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, përpara bisedimeve të pritshme me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance.
“Unë mendoj se ajo që është shumë e rëndësishme është takimi, për të mos marrë asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën”, tha Zelensky të premten në Konferencën e Sigurisë në Mynih në Gjermani.
“Ne kurrë nuk do ta pranojmë atë dhe nuk po flas vetëm për mua,” tha ai.
“Është shumë e rëndësishme për mua të bëj presion (presidentin rus Vladimir) Putin. Vendosni të gjitha sanksionet, mendoj se Presidenti Trump është gati ta bëjë këtë. Ai ka gjithë këtë fuqi për ta bërë këtë. Kjo është arsyeja pse doja shumë të vija në Uashington, çdo ditë.”\
Zelensky zbuloi se kishte zhvilluar një bisedë të mirë me Donald Trump, i cili i kishte dhënë numrin e tij personal. “Më tha që mund ta telefonoj kur të dua. Shpresoj që ai të na ndihmojë, sepse është presidenti i SHBA-së dhe ka mbështetjen e popullit amerikan. Nëse ai zgjedh të jetë në anën tonë dhe jo neutral, mund ta detyrojë Putinin të ndalojë luftën,” përfundoi ai.