​Papa Françesku shtrihet në spital

Evropë

​Papa Françesku shtrihet në spital

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 20:11
Papa Françesku

Papa Françesku, i cili u dërgua sot në spital për trajtim për bronkit, ka një infeksion të frymëmarrjes, por është në gjendje të qëndrueshme.

“Ati i Shenjtë iu nënshtrua ekzaminimeve të specializuara dhe filloi farmakoterapinë në spital. Gjetjet fillestare treguan një infeksion respirator.

Gjendja e tij klinike është e mirë, ka temperaturë të lehtë”, ”, tha Vatikani në një deklaratë.

Papa Françesku në dy vjetët e fundit vuan nga pneumonia dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Ai u zgjodh në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat