Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve: Spanja nuk do ta lejojë

Evropë

Kryeministri spanjoll kundër planit të Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve: Spanja nuk do ta lejojë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 06:43
Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka kundërshtuar me vendosmëri propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur me forcë palestinezët nga Rripi i Gazës.

Bëhet e ditur se Sanchez ka deklaruar se Spanja nuk do të lejojë që një plan i tillë të zbatohet.

Duke folur në një ngjarje të Partisë Socialiste të Punëtorëve në San Sebastian, në veri të Spanjës, Sanchez bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar në Gaza, ashtu si në pjesë të tjera të botës, shkruajnë mediat e huaja.

Ai theksoi se palestinezët duhet të qëndrojnë në Palestinë dhe izraelitët në Izrael, duke jetuar në paqe, harmoni dhe siguri.

“Asnjë transaksion i pasurive të paluajtshme nuk mund të fshehë të keqen, turpin dhe krimet kundër njerëzimit që Gaza ka dëshmuar në vitet e fundit”, tha Sanchez.

Raportohet se ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të refuzojë planin e Trumpit për zhvendosjen e palestinezëve, duke përsëritur qëndrimin e vendosur të Spanjës kundër tij.

“Spanja nuk do ta lejojë këtë”, pohoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat