Si i kaloi Navalny muajt e fundit të lirisë në Gjermani

Evropë

Si i kaloi Navalny muajt e fundit të lirisë në Gjermani

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 12:49
Aleksei Navalny

Një vit pas vdekjes së Aleksei Navalnyt në një burg rus, miqtë e tij po e shënojnë përvjetorin duke e kujtuar guximin dhe karakterin e kritikut të Kremlinit.

Njëri prej tyre është Bjorn Leber.

Trajneri i ndihmoi Navalnyt të rikuperohej në Gjermani, pas një helmimi gati vdekjeprurës më 2020, dhe kujton vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër regjimit të Vladimir Putinit.

Fotografi gjerman, Jens Koch, shkrepi fotografi prekëse të Navalnyt në pesë muajt e fundit të lirisë së tij, para kthimit në Rusi, ku ai u arrestua menjëherë.

Navalny do të mbetej prapa grilave deri në vdekjen e tij, në një burg në Arktik, më 2024.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat