U shtrua në spital para disa ditësh, Papa Françesku mesazh besimtarëve: Kam ende nevojë për disa trajtime!

Evropë

U shtrua në spital para disa ditësh, Papa Françesku mesazh besimtarëve: Kam ende nevojë për disa trajtime!

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 13:45
Papa Françesku

Papa Françesku në një mesazh drejtuar besimtarëve shprehet se ka ende nevojë për disa trajtime për një infeksion respirator,

“Do të doja të isha mes jush, por siç e dini, jam në poliklinikën “Tzmeli”, sepse kam ende nevojë për disa trajtime për bronkitin tim”, tha Papa Françesku.

Papa u bëri thirrje besimtarëve që të vazhdojnë të luten për paqe në Palestinë, Izrael dhe gjithë Lindjen e Mesme, si dhe në Mianmar, rajonin e Kivu dhe Sudan.

Sakaq ai nuk harroi të falënderonte besimtarët “për afërsinë dhe lutjet me të cilat e shoqërojnë gjatë këtyre ditëve”, si dhe mjekët dhe të gjithë stafin infermieror të Spitalit “Tzemeli”, për interesimin e sinqertë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat