​Sikorski: Planet e SHBA për Ukrainën janë jo tipike

Evropë

​Sikorski: Planet e SHBA për Ukrainën janë jo tipike

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 15:32
Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski tha se Shtetet e Bashkuara i kishin paraqitur atij planet e tyre për Ukrainën, duke i përshkruar taktikat e tyre si jo tipike.

Sikorski zbuloi se i dërguari i SHBA-së për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, iu afrua personalisht dhe i dha informacion kyç:

"Gjenerali Kellogg ma prezantoi mua personalisht strategjinë e negociatave të Shteteve të Bashkuara, si dhe një rrethi të ngushtë aleatësh evropianë".

Mirëpo, ministri nuk ka dashur të tregojë detaje të tjera: "Nuk do të hyj në detaje këtu. Planet japin pak shpresë. Janë atipike, por i urojmë suksese".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat