Gjermani: Vonesa dhe anulime të shumta trenash

Evropë

Gjermani: Vonesa dhe anulime të shumta trenash

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:31
Gjatë vitit 2024 trenat në Gjermani kishin mjaft anulime dhe vonesa

Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn njoftoi se gjatë muajit janar trenat kishin qenë më të përpiktë.

Megjithatë të dhënat e Ministrisë së Transportit tregojnë se anulimet e trenave nga kompania hekurudhore Deutsche Bahn (DB) në pesë vitet e fundit janë katërfishuar.

Nga viti 2019 në vitin 2024, përqindja e anulimit të udhëtimeve të trenave të linjave të largëta u rrit nga 1% në 4%, ndërsa në trenat rajonalë përqindja e anulimit të udhëtimeve arriti në 5%.

Vonesa të shumta

Përveç anulimeve problem të madh përbëjnë vonesat. Vitin e kaluar vetëm 62% e trenave ICE dhe IC mbërritën në destinacion me deri në 6 minuta vonesë nga koha e planifikuar.

Deutsche Bahn i konsideron si të përpiktë trenat që arrijnë në destinacionit me më pak se 15 minuta vonesë.

Kompania hekurudhore DB fajëson për problemin e vonesave mungesën e investimeve, grevat, motin ekstrem dhe mungesën e fuqisë punëtore./DW

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat